Flash News

DITARI POLITIK

Tensione në Kuvend, Peleshi përjashton Boçin pas debateve për AKSHA-n

Tensione në Kuvend, Peleshi përjashton Boçin pas debateve

Tensione janë regjistruar në seancën plenare të Kuvendit gjatë diskutimeve për projektligjin mbi Agjencinë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore (AKSHA), ku u përfshinë në përplasje kryeparlamentari Niko Peleshi dhe deputeti i PD Luçiano Boçi.

Pas fjalës së deputetit Boçi, ministrja Mirela Kumbaro kërkoi të drejtën e përgjigjes ndaj akuzave të ngritura. Në përfundim të ndërhyrjes së saj, Boçi kërkoi të drejtën e replikës, duke argumentuar se ministrja i ishte referuar drejtpërdrejt deklaratave të tij.

Kërkesa e tij u refuzua nga kryeparlamentari Peleshi, çka solli reagim të menjëhershëm në sallë.

Deputeti i opozitës këmbënguli se e drejta për replikë i takonte sipas rregullores së Kuvendit, ndërsa refuzimi u interpretua nga opozita si kufizim i debatit parlamentar.

Situata u tensionua më tej, pasi kryeparlamentari vendosi përjashtimin e Boçit nga seanca plenare.

Të fundit