Flash News

DITARI POLITIK

"Kush je ti mo"/ Tensione te Komisioni i Shëndetësisë, Vokshi përplaset me Ndrecën

"Kush je ti mo"/ Tensione te Komisioni i Shëndetësisë,

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta, mbledhja e komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

Plarent Ndreca tentoi të hapte mbledhjen pa praninë e kryetares Vokshi, duke vendosur jashtë Gardën e cila po pengonte deputetët e opozitës të hynin në sallë.

Ndreca iu drejtua Vokshit me ofendime duke i quajtur “rrugaçë” deputetët e opozitës. Më pas, ishte deputeti tjetër socialist Ilir Metaj që fyeu Vokshin duke thënë se kishte nevojë për ambulancë e mjekime.

Debati:

Albana Vokshi: Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen.

Plarent Ndreca: Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp.

Albana Vokshi: Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera.

Plarent Ndreca: Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare.

Albana Vokshi: Në vend se të mbroni kolegët...

Plarent Ndreca: Kolegët që hedhin molotv nuk i mbrojmë ne

Albana Vokshi: Do jesh i pari që do e hash! Ti do të jesh i dyti në radhë të shkosh aty ku ka shkuar Ilir Beqaj

Albana Vokshi: Kujt i thua rrugaç ti?

Plarent Ndreca: Nuk thashë rrugaç, thashë njerëz që sillen si rrugaçë.

Ilir Metaj: Sekretaria njofton një ambulancë, situata është emergjente

Të fundit