Flash News

DITARI POLITIK

Tensionet në Kuvend, shtyhet për të hënën seanca plenare

Tensionet në Kuvend, shtyhet për të hënën seanca

Pas dy ndërprerjeve prej situatave të tensionuara, Kuvendi është shtyrë për ditën e hënë të javës së vjen.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ka pasur përplasje të forta verbale mes deputetëve.

Në qendër të debateve ka qenë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por edhe çështje të tjera të ditës.

Kulmi i tensioneve arriti, kur deputeti i PD Flamur Noka donte të gjuante me shishe uji mbi deputetin socialist Taulant Balla. Incidenti u ndërpre pas ndërhyrjes të Gardës së Republikës, ndërsa Spiropali shtyu seancën.

Të fundit