Flash News


DITARI POLITIK

Tirana pret liderët evropianë më 16 maj, zbardhet axhenda e samitit

Tirana pret liderët evropianë më 16 maj, zbardhet axhenda e

Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian më 16 maj, ku liderët e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë diskutime të rëndësishme mbi sfidat dhe prioritetet e përbashkëta të rajonit. Samiti do të zgjasë gjithë ditën dhe do të shoqërohet me masa të rrepta sigurie dhe bllokime të qarkullimit në zona të caktuara të kryeqytetit.

Sipas axhendës zyrtare, aktivitetet do të nisin në orën 10:00 me një takim mbi arritjet dhe pritshmëritë. Në orën 11:00 do të mbahet ceremonia hapëse, pasuar nga fotoja familjare dhe seanca e parë plenare në 11:45. Pas drekës në orën 13:00, do të zhvillohen tryeza tematike e më pas takime bilaterale mes liderëve të pranishëm.

Në mbyllje të samitit, në orën 18:30, kryeministri Edi Rama do të mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Danimarkës, i cili do të jetë edhe pritësi i radhës i këtij formati evropian.

Bllokim total i qarkullimit në Tiranë

Për shkak të masave të sigurisë, të premten më 16 maj, nga ora 06:00 deri në 18:00 do të ketë bllokim të plotë të qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve në disa akse kyçe të Tiranës, përfshirë:

Segmenti nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri te rruga “Myslym Shyri”
Rruga “Myslym Shyri” deri te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Rruga “Ibrahim Rrugova” deri te rruga e Kavajës
Rrugët “Ded Gjo Luli”, “Urani Pano”, “Barrikadave” dhe bulevardi “Zogu I” deri te tuneli i ish-Cirkut
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këto zona dhe të respektojnë kufizimet për të siguruar mbarëvajtjen e samitit.

Të fundit