Flash News

DITARI POLITIK

“Trafik i paligjshëm organesh”, Kuvendi voton sot rezolutën kundër raportit Dick Marty-t

“Trafik i paligjshëm organesh”, Kuvendi voton sot

Sot në Kuvend do të diskutohet projektrezoluta “Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë dhe në Shqipëri.”

PS ka depozituar në Parlament rezolutën, përmes së cilës, Shqipëria do të hedhë poshtë pretendimet për trafikim organesh. Socialistët i kanë kërkuar opozitës që ta votojnë këtë rezolutë.

Kjo rezolutë do të bashkojë opozitën dhe mazhorancën. Një ditë më parë deputeti i PD tha, Tritan Shehu tha se opozita do të votojë pro rezolutës.

Në tekstin e saj thuhet se hetimet e thelluara rreth pohimeve të Dick Marty për trafikim organesh mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara, prandaj theksohet se të tilla duhet të konsiderohen edhe nga ndërkombëtarët.

Dick Marty nxori një raport në vitin 2010 të titulluar “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve në Kosovë”. Në të akuzohen drejtues të lartë të UÇK-së për kryerjen e krimeve si vrasje, rrëmbime, tortura, zhdukje me forcë, përfshirje në krim të organizuar dhe, trafikim organesh gjatë luftës në vitet 1998-1999.

Në rendin e ditës gjithashtu është parashikuar interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro kërkuar nga dy deputetët demokratë, Jorida Tabaku dhe Agron Shehaj.

Në Kuvend do të prezantohet raporti vjetori i veprimtarisë së Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2021.

“Trafik i paligjshëm organesh”, Kuvendi voton sot

Të fundit