Flash News

DITARI POLITIK

Tre italianët refuzuan për herë të tretë dhënien e dëshmisë , Vokshi: Do njoftohet policia

Tre italianët refuzuan për herë të tretë dhënien e

Kryetarja e Komisionit hetimor të sterilizimit Albana Vokshi në nisje të seancës së sotme ku pritet të dëshmojë dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, njoftoi se 3 shtetasit italianë që ishin thirrur sot për të dëshmuar kanë refuzuar thirrjen.

Vokshi thekson se 3 italianët kanë refuzuar për 3 herë pjesëmarrjen e tyre për të dëshmuar.

Më tej Vokshi thotë se tani do duhet që të veprojë policia e shtetit që të mundësojë ardhjen e tyre në Komisionin hetimor parlamentar.

'Umbro Staçini, Elisabetta Anzanello dhe Giorgio Tardioli janë përgjigjur me email për shkak të angazhimeve personale dhe pune në Itali dhe jashtë Shqipërisë edhe kohës së shkurtër të njoftimit, i kemi thirrur 3 herë e kanë të pamundur të organizojnë udhëtimin drejt Shqipërisë. Është hera e tretë që refuzojnë. Dëshmia e 3 shtetasve është kyçe për hetimin parlamentar.

Janë jo vetëm aksionet në koncesionin e sterilizimit. Dy prej tyre kanë marrë edhe miliona lek me konsulencë private. Kanë dhe kompani nënkontraktuese. Marrin paratë e shqiptarëve nga të gjitha xhepat.

Parashikon thirrjen e tyre duke njoftuar policinë dhe policia të sigurojë praninë e tyre në komision.'

 

Të fundit