Flash News

Ditari i Opozitës

Tur në selinë blu! Organizimi i PD-së "nën lupë”

Tur në selinë blu! Organizimi i PD-së "nën

Në episodin më të fundit të emisionit "Elevate", zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka publikuar një tur ekskluziv brenda selisë se PD-së, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi organizimin e brendshëm të partisë më të madhe opozitare në vend.

Video e publikuar në YouTube, përshkruan hap pas hapi ndarjen e departamenteve, funksionet që ato mbulojnë dhe zyrat e drejtuesve kryesorë të PD-së,

Duke ndjekur një itinerar të qartë përmes korridoreve të selisë blu, Garo ndalon në pikat kyçe ku sqarohen rolet dhe përgjegjësitë e secilës njësi strukturore ndërsa zhvillon një bisedë të shkurtër me çdo përfaqësues të tyre.

Pjesë e turit janë edhe ambientet ku zhvillohen mbledhjet dhe vendimmarrjet e rëndësishme, ndërsa nuk ka munguar edhe një vizitë brenda zyrës së Kreut të PD-së, Sali Berisha i cili në një prononcim të shkurtër shprehet ndër të tjera se Partia Demokratike do të mbetet gjithmonë një mundësi e hapur për shumë të rinj dhe të reja të cilët besojnë te forca dhe liria. 

Më poshtë mund të ndiqni turin e plotë brenda selisë blu:

 

Të fundit