Flash News

DITARI POLITIK

U paralajmërua bojkot, deputetët e PD-së nuk paraqiten në komisionet parlamentare

U paralajmërua bojkot, deputetët e PD-së nuk paraqiten në

Deputetët e PD-së nisën të zbatojnë sot bojkotin e paralajmëruar, duke mos u paraqitur në Komisionin e Ekonomisë dhe asaj të të Drejtave të Njeriut.

Mesazhi për bojkotin e punimeve të Kuvendit u njoftua një ditë më parë nga kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, në një mesazh drejtuar të gjithë deputetëve demokratë.

Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare”, ka qenë mesazhi i djeshëm i kreut të grupit Gazment Bardhi.

Të fundit