Flash News

DITARI POLITIK

VIDEO/ U tha se nuk do ketë gardistë në Kuvend, Nikolla del zbuluar

VIDEO/ U tha se nuk do ketë gardistë në Kuvend, Nikolla del

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla gënjeu hapur kur tha se nuk do ketë gardistë në sallë, pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit.

Siç shihet nga pamjet, salla e Kuvendit është mbushur me gardistë.

Qëllimi është që të pengohet protesta e opozitës. Kjo e fundit ka deklaruar se nuk do ndalet deri në rikthimin e të drejtave të saj kushtetuese.

Kliko linkun për videon

https://rumble.com/embed/v3u8l4y/?pub=4&start=1

Kujtojmë që pak orë pasi Bardhi tha se Kuvendi kishte vendosur shtimin e gardistëve në sallë, burime nga Kuvendi thanë se kryeparlamentarja Lindita Nikolla, nuk ka dhënë asnjë urdhër për masa të veçanta në sallën e seancave plenare për seancën e së hënës.

Pasi Kuvendi mohoi që urdhri të ishte dhënë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolli, Bardhi reagoi sërish duke ironizuar reagimin.

“Kuvendi ka shpërndarë një lajm të rremë për mungesën e masave të posaçme autoritare për seancën e të hënës. Foto e publikuar është bërë sot, ku forcat speciale të Gardës po ushtronin planin për rrethimin e deputetëve të opozitës, në një akt të paprecedent në këto 32 vjet. Ka një keqkuptim me reagimin tim dhe për këtë “burimi anonim” i medias ka të drejtë: Lindita nuk jep urdhra, ajo vetëm zbaton atë që urdhëron Edi Rama! E vetmja detyrë e saj është të hap dhe mbyll derën e zyrës!”, thuhet në reagim.

Të fundit