Flash News

DITARI POLITIK

Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda

Ursula von der Leyen viziton Tiranën, zbardhet agjenda

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Tiranën pasditen e nesërme, të mërkurën më 23 tetor.

Sipas axhendës zyrtare të publikuar nga Kryeministria, Von der Leyen do të mbërrijë në Kryeministri rreth orës 15:00, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit, Rama dhe Von der Leyen do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku pritet të diskutojnë mbi çështje të rëndësishme të bashkëpunimit Shqipëri-BE.

Ndërsa rreth orës 17:00, Edi Rama dhe Presidentja e KE-së do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kampusit të Kolegjit të Europës.

Ky është i pari kampus që hap dyert jashtë një vendi të Bashkimit Europian.

Të fundit