Flash News

DITARI POLITIK

‘Veliaj’ shkakton debat në Komisionin e “Territoriales”, Çupi replika me Denajn

‘Veliaj’ shkakton debat në Komisionin e

Mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale ka nisur sot me debate. Janë shkëmbyer disa replika mes dy bashkëkryetarëve, Anila Denaj dhe Dhurata Çupi.

Shkak fillimisht është bërë nisja e mbledhjes me vonesë kur ishte planifikuar të niste në orën 09:00. Deputetja socialiste Denaj pretendoi se opozita pavarësisht se ka qenë nismëtare e Komisionit, nuk është paraqitur në seancë.

Çupi i është kundërpërgjigjur Denajt duke i thënë se as kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili duhej të ishte i pranishëm, nuk ndodhet në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja e zhvilluar sot është një seancë dëgjesë me krerët e bashkive në të gjithë vendin lidhur me Reformën Territoriale.

Pjesë nga debati:

Anila Denaj: Nuk kemi debat për rradhën, por është e rëndë që opozita ska prezencë sot, janë bosh karriget e anëtarëve të opozitës. Ky komision duhet të niste në 09:00 e nisi me vonesë, pasi s’ka asnjë deputet të opozitës.

Dhurata Çupi: Jemi këtu për të dëgjuar kryetarët e bashkive.

Anila Denaj: Po duhet të ishte opozita ta dëgjonte, që nuk është dhe nuk po i përfaqëson qytetarët. Edhe pse opozita e ka kërkuar këtë komision, karriget janë bosh.

Dhurata Çupi: Duhet të ishte dhe kryetari i bashkisë. Të ishte aty.

Anila Denaj: Bashkia e Tiranës është e përfaqësuar.  Respektojmë njëri-tjetrin kur marrim fjalën. Është debat i panevojshëm.

Dhurata Çupi: Është shumë i nevojshëm.

Anila Denaj: Pa emocione. Opozita duhet të ishte këtu për t’i dhënë rëndësinë.

Dhurata Çupi: Dilni në media dhe jepni deklarata fundore dhe më pas kërkoni mbushje karrigesh. Mos jepni deklarata ndërsa këtu nuk vjen kryetari i Bashkisë.

Anila Denaj: Ju lutem ruani qetësinë.

Të fundit