Flash News

DITARI POLITIK

“Veprimtaria Prodhuese” miraton marrëveshjen për Portin e Durrësit, debatet në komision

“Veprimtaria Prodhuese” miraton marrëveshjen për Portin e

Pas debateve dhe kundërshtive nga për përfaqësuesit e opozitës, një tjetër komision parlamentar ka miratuar marrëveshjen për ndërtimin e Portit të Durrësit. Miratimi i radhës u dha nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese.

Pjesë nga debati

Deputeti i PD, Xhelal Mziu: Sa është kostoja reale e çmontimit dhe transportit të këtij porti për të shkuar diku tjetër? A e justifikon këtë lloj përfitimi që kemi deri më sot? Alabbar me shumë bujë po i bëni jehonë si një person që do sjellë risi, por në Kroaci e Serbi jo vetëm që nuk ka mbaruar por po zgjatet tej afateve.

Zv.ministri i Ekonomisë, Besart Kadia: Pse mbrohet investitori Alabbar. Profili i Alabbar e kompanive të tij është me rëndësi në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjet me SHBA. Investimet e tij janë në SHBA.

Kreu i Komisionit, Arben Pëllumbi: Ai nuk është Alabbar ai është zoti Alabbar një figurë e nderuar, themelues i Emaar, kryetari i bordit të Emaar është mendja e tij që transformoi atë qytet. Një njeri që arrin të sigurojë 2 miliardë të ardhura në vit personale, i lind nevoja të formojë një grup kompanish. Të mos flasim me konotacione sikur ca po ndodh.

Deputeti i PD, Lefter Gështenja: Mënyra si është proceduar lë shije të keqe, e thënë ndryshe kësaj pune i vjen era se ka nisur me zoti Muhamed e po përfundon me zotin Ramazan. Shqiptarët kërkojnë transparencë, tani që erdhi marrëveshja në parlament po marrin vesh çfarë po ndodh, 1 vit që negocion qeveria, a ka transparencë? Në materialet e ardhura për deputetët pas një presioni të madh në Parlament janë përsëri të paplota.

 

Të fundit