Flash News

DITARI POLITIK

Vetëvendosja kryeson në Kosovë, Basha: Urime, i lumtur që do bashkëpunoj me ju

Vetëvendosja kryeson në Kosovë, Basha: Urime, i lumtur që do

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Albin Kurtin për fitoren e thellë në zgjedhjet e zhvilluara ditën e djeshme  në Kosovë.

Pwrmes njw postimi nw Twitter, Basha shkruan se procesi zgjedhor ishte shembullor, me standarte europiane. Kryedemokrati shton se do të jetë i lumtur të bashkëpunojë me Kurtin.

Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin.

Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona.

Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës,”shkruan Basha.

Ndërkohë në Kosovë vijon numërimi. Vetëvendosja kryeson, pas numërimit të 70 % të votave me 48.18 % të votave, PDK 17.32 %, LDK 13.19 % dhe AAK me 7.4 %. 

Të fundit