Flash News

DITARI POLITIK

VIDEO - Pankarta 'Ogerta jep dorëheqjen' shqetëson Manastirliun

VIDEO - Pankarta 'Ogerta jep dorëheqjen' shqetëson

Teksa deputetët e opozitës kishin vendosur një pankartë në foltoren e Kuvendit, ku kërkohej dorëheqja e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu për vdekjen e 14-vjeçarit në shkollën Fan Noli, një nga punonjëset e ka hequr atë nga foltorja.

Siç shihet dhe nga pamjet, punonjësja ka marrë urdhër për ta hequr pankartën, pasi kjo e ka shqetësuar ministren Manastirliu.

Heqja e pankartës ka ngjallur reagimin e deputetes së PD, Ina Zhupa, teksa kjo e fundit ka kërkuar interpelancë me ministren Ogera Manastirliu për ngjarjen e rëndë të Fan Noli.

Por kjo nuk e ka penguar ligjvënësen demokrate Ina Zhupa që ta rivendosë sërish, teksa mbante fjalën e saj në Kuvend për procedurë.

 

Të fundit