Flash News

DITARI POLITIK

Tensionohet situata në Kuvend, deputetët e opozitës përplasen me Nikollën

Tensionohet situata në Kuvend, deputetët e opozitës

Në mënyrë të paprecedentë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla refuzoi kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, për të rifutur në grup Sali Berishën.

Vendimi i Nikollës shkaktoi nervozizëm tek deputetët e opozitës.

Ishte fillimisht Gazment Bardhi i cili i kërkoi Nikollës të respektojë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit dhe të lexojë njoftimet deri në fund, pasi Nikolla shmangu kërkesën për Berishën.

Më pas, deputeti Flamur Noka dhe të tjerët u çuan drejt foltores së Kuvendit duke i kërkuar Nikollës të tërhiqet nga vendimi. Kryeparlamentarja ofendoi Nokën duke i thënë se ai përfaqësonte një “non-grata”, njësoj siç Rama flet nga Kuvendi.

 

Të fundit