Flash News

DITARI POLITIK

Vlora në prag të zgjedhjeve, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Vlora në prag të zgjedhjeve, nis shpërndarja e materialeve

Rreth 117 mijë qytetarë vlonjat do t’i drejtohen nesër kutive  të votimit në Vlorë, ku do të mbahen zgjedhjet lokale.

Rreth mesditës kanë mbërritur dhe materialet e para zgjedhore në KZAZ nr 84. Në total në qytetin bregdetar janë rreth 68 qendra votimi ku qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre të lirë për përfaqësuesin e tyre.

Në Vlorë, dorëheqja e Ermal Dredhës çoi bashkinë ne zgjedhje të parakohshme. PS zgjodhi për kandidate Brunilda Mersinin, e cila sapo kishte pranuar mandatin e deputetes nga zgjedhjet e 11 majit.

Nga opozita jane dy kandidatë. Dionis Sota i pavarur por i mbështetur nga PD.

 

Të fundit