Flash News

DITARI POLITIK

Vota e Diasporës, Celibashi: Ja si gabojnë emigrantët gjatë aplikimit

Vota e Diasporës,  Celibashi: Ja si gabojnë emigrantët gjatë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka njoftuar emigrantët shqiptarë se, që nga data 11 janar 2025, është aktivizuar një mundësi e re në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER).

Në këtë platformë është shtuar Butoni "NDIHMË", ku ndodhen video, tutoriale dhe manuale ndihmuese që shpjegojnë se si të regjistrohen si votues nga jashtë vendit për zgjedhjet e 11 majit.

Celibashi theksoi rëndësinë e shqyrtimit të materialeve ndihmëse për të shmangur gabimet në aplikim.

Ai publikoi disa raste ku aplikuesit kishin bërë gabime të cilat lidhen me vërtetësinë e adresës dhe përdorimin e fotove të gabuara.

Disa prej aplikantëve kishin ngarkuar foto personale ose të banesave, duke mos iu përmbajtur udhëzimeve të qarta të platformës.

Kreu i KQZ ftoi emigrantët që të riaplikojnë në çdo kohë deri më 4 mars 2025, nëse kanë bërë ndonjë gabim gjatë aplikimit.

Ai siguroi se nuk ka kufizime për numrin e aplikimeve, duke i dhënë mundësi qytetarëve të përmirësojnë regjistrimin e tyre pa shqetësime.

Vota e Diasporës,  Celibashi: Ja si gabojnë emigrantët gjatëVota e Diasporës,  Celibashi: Ja si gabojnë emigrantët gjatëVota e Diasporës,  Celibashi: Ja si gabojnë emigrantët gjatëVota e Diasporës,  Celibashi: Ja si gabojnë emigrantët gjatëVota e Diasporës,  Celibashi: Ja si gabojnë emigrantët gjatëVota e Diasporës,  Celibashi: Ja si gabojnë emigrantët gjatë

Të fundit