Flash News


DITARI POLITIK

Votim familjar në në Berat/ Komisionerja përplaset me qytetarin: Kush voton dysh, do lajmëroj policinë, ik!

Votim familjar në në Berat/ Komisionerja përplaset me qytetarin:

Vijojnë denoncimet për shkelje të Kodit Zgjedhor. Këtë herë bëhet fjalë për votim familjar në Lapardha të Beratit.

Siç duket një e moshuar ka votuare shoqëruar nga e afërmja e saj. Kaq është dashur që votuesit e tjetër të reagojnë dhe të filmojnë rastin për të faktuar shkeljen.

Ndërkohë që komisonerja e QV ka debatuar me votuesin që filmoi votimin familjar.

“Kush po voton dysh, do lajmërojë policinë, ik”, dëgjohet t’i thotë komisionerja qytetarit me tone të larta.

Të fundit