Flash News
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Miliarderët e teknologjisë që morën pjesë në inaugurimit e Donald Trump
SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës
Trump shpall në minutat e tij të para në detyrë një "emergjencë kombëtare"
Vrasja e Martin Canit, PD thërret në interpelancë urgjente në Kuvend Manastirliun
Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare të radhës, ku në rendin e ditës është interpelanca urgjente me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e kërkuar nga grupi parlamentar i PD për vrasjen e Martin Canit.
Në seancën e sotme do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57 /20 15″.
Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektvendimin “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrative pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.
Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrative pas mbarimit të mandatit të Komisionerëve Publikë”.