Flash News

DITARI POLITIK

Zbardhet plani i punës për Reformën Territoriale, komisioni kërkon shtyrjen e afateve

Zbardhet plani i punës për Reformën Territoriale, komisioni

Komisioni për Reformën Territoriale ka rënë dakord që t’i kërkojë Kuvendit shtyrjen e afatit për punimet.

Palët kanë rënë dakord që t’i drejtohen edhe Byrosë së Kuvendit me një letër për kërkesat shtesë për ekspertët.

Kujtojmë që përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar disa herë që të mos përmenden afate dhe që puna të përfundojë kur të jenë realizuar të gjitha pikat.

“Sot bëmë një punë të mirë përtej debateve, sepse po bëhet nxehja, por e rëndësishme është që të konkludojmë me dy vendimet dhe duke ju falënderuar për pjesëmarrjen aktive, të biem dakord për letrën drejtuar Kuvendit për shtyrjen e afatit dhe letrën drejtuar Byrosë për kërkesat shtesë për ekspertët”, tha Anila Denaj, bashkëkryetare për Reformën.

Gjithashtu është zbardhur edhe plani i punës, i cili zgjat deri në fund të shtatorit.

Zbardhet plani i punës për Reformën Territoriale, komisioni

Të fundit