Flash News

E-TJERA

Zelenskyy: Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shqiptarëve ndaj Ukrainës

Zelenskyy: Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë

Presidenti Zelenskyy ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Zelenskyy tha se u diskutua për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta, duke shtuar se Ukriana nuk do ta harrojë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shqiptarëve .

“Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.

Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta. I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve”, shkruan Zelenskyy.

Të fundit