Flash News


DITARI POLITIK

Zgjedhjet 2025/ Vijon numërimi i votave të diasporës, rezultatet

Zgjedhjet 2025/ Vijon numërimi i votave të diasporës, rezultatet

Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon në ambientet e Parkut Olimpik në Tiranë, ku po përpunohen votat e mbërritura nga qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Sipas të dhënave më të fundit të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë numëruar 62,026 zarfa, nga 194,889 në total.

Partia Socialiste vijon të mbajë avantazhin, duke grumbulluar 32,967 vota, që përbëjnë 53.59% të totalit të votave të numëruara deri tani.

Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, me 17,929 vota, ose 29.14%.

Më poshtë janë rezultatet për partitë dhe koalicionet e tjera:

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 5,133 vota (8.34%)
Partia Mundësia – 2,091 vota (3.40%)
Lëvizja Bashkë – 1,624 vota (2.64%)
Partia Socialdemokrate – 681 vota (1.11%)
Partia Koalicioni Euroatlantik – 436 vota (0.71%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 361 vota (0.59%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 175 vota (0.28%)
Lëvizja Atdheu – 85 vota (0.14%)
Partia Aleanca Demokracia e Re – 36 vota (0.06%)

Të fundit