Flash News

DITARI POLITIK

Zgjedhjet e 14 majit/ ADK ankimon në KAS “rrëmbimin” e mandatit

Zgjedhjet e 14 majit/ ADK ankimon në KAS “rrëmbimin” e

Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për Këshillin e Bashkisë Pukë.

ADK-ja paraqet në ankesë që kanë qenë fitues të një mandati për këshilltar gjatë numërimit të votave deri në orën 11:00 të ditës së martë të datës 16.05.2023.

Pas këtij orari, në sistemin online të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mandati i tyre i këshilltarit është fshirë prej sistemit duku i kaluar subjekteve të tjera zgjedhore.

Në ankimim, evidentohen dhe raste problematike në numërim dhe në hartimin e proceseve verbale. Kjo sipas tyre e informuar prej 3 vëzhguesve në 3 tavolinat e numërimit, kjo konkretisht me përcaktimin e saktë të votave të pavlefshme.

 

Të fundit