Flash News

DITARI POLITIK

Zgjedhjet e 23 korrikut në Rrogozhinë, sot nis beteja mes Memollës dhe Hoxhës

Zgjedhjet e 23 korrikut në Rrogozhinë, sot nis beteja mes

Këtë të hënë nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet në Rrogozhinë, teksa kandidatët kanë 12 ditë kohë për fushatë.

Kandidati i Partisë Socialiste Edison Memolla dhe ai i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha do të përballen për herë të dytë pasi zgjedhjet e 14 majit u konsideruan të pavlefshme nga Kolegji Zgjedhor.

Ndërkohë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka miratuar edhe fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 23 korrikut në Rrogozhinë.

Fleta e votimit do të jetë e njëjte me fletën e përdorur në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, por do të ketë shënimin “Zgjedhje e përsëritur për Kryetarin e Bashkisë të datës 23 Korrik 2023”.

Të fundit