Flash News

DITARI POLITIK

Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Miratohet fleta e votimit, ja kur nis fushata për 2 kandidatët

Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Miratohet fleta e votimit, ja kur nis fushata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që fushata e kandidatëve për Bashkinë e Rrogozhinës të nisë më 10 korrik.

Sipas afateve të përcaktuara nga KQZ, komisionerët, PS e “Bashkë Fitojmë”, do t’i dorëzojnë deri në datën 13 korrik, ndërsa anëtarët e grupeve të numërimeve të votave deri më datë 17 korrik.

Gjithashtu, ditën e sotme kryemisioneri Ilirjan Celibashi miratoi edhe fletën e votimit e cila do të përdoren në përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Rogozhinës, të cilat do të mbahen në 23 korrik. Fleta e votimit do të jetë e njëjte me fletën e përdorur në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, por do të ketë shënimin “Zgjedhje e përsëritur për Kryetarin e Bashkisë të datës 23 Korrik 2023”.

Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për Kryetar të Bashkisë Rrogozhinë, për përsëritjen e zgjedhjeve, të datës 23 Korrik 2023. Fleta e votimit do të jetë e njëjte me fletën e përdorur në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, por do të ketë shënimin “Zgjedhje e përsëritur për Kryetarin e Bashkisë të datës 23 Korrik 2023”.

Gjithashtu, u miratuan materialet zgjedhore dhe dokumentacionin e punës që do të përdoren në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, të datës 23 korrik 2023.

Në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë do të përdoren materialet zgjedhore që plotësojnë karakteristikat e përcaktuara në vendimin nr. 223, datë 7.12.2022, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Mbi përdorimin në procesin zgjedhor të disa materialeve dhe përcaktimin e karakteristikave të përgjithshme të tyre në përdorim”. Për vendosjen e materialeve zgjedhore do të përdoren kutitë e votimit, kapaku i të cilave do të jetë i vulosur me kodin e pestë nga KQZ, dhe të identifikuara me shenja dalluese si kuti të materialeve zgjedhore.

KZAZ-të dhe KQV-të do të përdorin dokumentacionin e punës, të prodhuar për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023, me shënimin me ngjyrë të kuqe “Përsëritje e Zgjedhjeve për Kryetar Bashkie 23.7.2023”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Ndërkohë, tre ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me strukturat e PD-së në Bashkinë e Rrogozhinës, të cilëve iu ka kërkuar të punojnë fort gjatë këtyre tre javëve për të mbrojtur fitoren.

Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor vendosi që të shpallë të pavlefshme zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës dhe urdhëroi ripërsëritjen e tyre për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë.

Të fundit