Flash News

DITARI POLITIK

"Zgjedhjet u manipuluan"/ Ish-eurodeputetja:11 maji turp për një vend që aspiron të jetë në BE!

"Zgjedhjet u manipuluan"/ Ish-eurodeputetja:11 maji turp për

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. 

Gjatë një interviste në Neës24, Pack e ka cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit si një “turp” për një vend që synon integrimin në Bashkimin Europian.

Ajo theksoi se në proces janë përfshirë edhe grupe kriminale, çka përbën një precedent shumë të rrezikshëm për demokracinë.

Ish-eurodeputetja u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të trajtojnë me përgjegjësi situatën në Shqipëri.

Doris Pack: Grupet kriminale janë përfshirë, diçka që nuk ka ndodhur në vendet e tjera. Është një turp që një gjë e tillë ka ndodhur në një vend që aspiron të jetë pjesë e BE. Shpresoj që kjo do të shihet në raportin e komisionit, që të tregohet e vërteta.

Askush nuk mund të mohojë faktet, ka prova e video që zgjedhjet janë të falsifikuara. I kam parë vetë faktet dhe mendoj se ODHIR duhet t’i përmbahet gjetjeve dhe shpresoj shumë që KE t’i marrë këto çështje seriozisht.

Të fundit