Flash News

Ditari i Maxhorancës

Zgjidhet mes rrëmujës sekretari i ri i këshillit bashkiak Bulqizë

Zgjidhet mes rrëmujës sekretari i ri i këshillit bashkiak

Klodian Reçi është zgjedhur në mbledhjen sekretari i ri i këshillit bashkiak Bulqizë.

Zgjedhja e tij është shoqëruar me debate të fortë në mbledhjen e kësaj të enjteje. Kjo pasi opozita akuzon se nuk është lejuar që gara të bëhej me dy kandidatura dhe se është bërë me votim të hapur në shkelje të ligjit për pushtetin vendor. Klodjan Reçi nuk i mori votat e nevojshme në mbledhjen e kaluar, pasi nuk arriti të siguronte shumicën.

Këshilltari i djathtë, Shaqir Manjani thotë se është ushtruar presion mbi këshilltarët  nga kryetarja e bashkisë ndaj vendimi u mor në shkelje të ligjit, pasi votimet për emra, është detyrim ligjor të bëhen të fshehta.

Këshilltarët e opozitës tentuan të bllokojnë procesin pasi grisën fletët e votimit dhe kutinë ku do të hidheshin votat, por kjo nuk i pengoi socialistët për të zgjedhur me votim të hapur kandidatin e vetëm në garë, Klodian Reçin.

Zgjedhjet për sekretarin e ri të këshillit bashkiak Bulqizë erdhën pasi Fitim Balla me detyrë sekretar i këtij organi vendor, Luan Mjeshtri (vëllai i kryebashkiakes Festime Mjeshtri) me detyrë Administrator i NjA Ostren dhe Arlin Limani specialist i shërbimit social në Ostren, pasi jepnin dokumente false në mënyrë që qytetarë të ndryshëm të përfitonin dokumente bullgare që i favorizonin të lëviznin drejt vendeve të BE-së apo Mbretërisë së Bashkuar.

Të fundit