Flash News

DITARI POLITIK

Rama i 'zhgënjyer' me Blinken: Mes një darke me ne, zgjodhët ushqimin jo aq të shijshëm gjerman

Rama i 'zhgënjyer' me Blinken: Mes një darke me ne,

Pas takimit me  delegacionin dhe firmosjes së marrëveshjeve me ministrin Igli Hasani Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken doli në një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare  përpos se vlerësoi vizitën referuar trazirave dhe vatrave të luftës në botë, nuk harroi të përmendë shprehu mërzinë që Blinken kishte zgjedhur një ushqim gjerman për darkë, para darkës së shtruar nga ai.

“Jemi të vetëdijshëm për kohën e trazuar për ekuilibrat e botës ku jetojmë dhe ngarkesën e posaçme të ngarkesës suaj dhe fakti që ju gjetët kohë dhe e patë të nevojshme që të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë dhe vlerësimit që ju i bëni dhe këtij rajoni. Keqardhje që mes një darke me ne në Shqipëri dhe një darke në Mynih ju zgjodhët ushqimin jo edhe aq të shijshëm gjerman. Por ne tonën e bëmë, darkën e kishim gati” tha Rama.

Të fundit