Flash News

DITARI POLITIK

Zhupa kërkoi seancë dëgjimore me ministrat, socialistët braktisin komisionin

Zhupa kërkoi seancë dëgjimore me ministrat, socialistët

Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Ina Zhupa kërkoi sot të mbahej një seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm dhe me ministren e Arsimit për sigurinë në shkolla.

“Për këtë Komision ka shumë rëndësi siguria në shkolla dhe është prioritet jeta dhe shëndeti i fëmijëve. Ndaj ministrat kanë për detyrë të lënë fushatat elektorale ku janë drejtues politik edhe të vijnë të përgjigjen siç e kërkon rregullorja e Kuvendit”, u shpreh Zhupa.

Pas një debati për kohën, Zhupa u shpreh se janë të gatshëm t’i presin ministrat në datën që ata e kanë mundësinë nga sot deri në fund të shkurtit. Por, kjo duket se ngjalli pakënaqësi te socialistët të cilët braktisën mbledhjen.

Të fundit