Flash News

KRYESORE

“Ditë pishine me presidentin”, Meta vazhdon relaksin, foto me ish-futbollistin

“Ditë pishine me presidentin”, Meta vazhdon relaksin, foto

Presidenti Ilir Meta ka vendosur ta kalojë këtë të diel votimesh në plazh.

Më herët Meta postoi në llogarinë e tij në Facebook, një fotografi nga plazhi me zëdhënësin e tij Tedi Blushi, ndërsa tani kreu i shtetit shfaqet në krah të ish futbollistit të Kombëtares Klodian Duro, duke pushuar në një resort pishinash.

 

“Ditë pishine me presidentin”, shkruan Duro në postimin e tij në Instagram.

Më pas fotografia është ripostuar edhe në llogarinë e Metës në Facebook, ku kreu i shtetit shkruan: “E si mund të kalohej e diela dhe pa pak futboll. Surprizë e bukur të kaloja sot disa momente me yllin e Kombëtares sonë, Klodian Duro.”

 

 

 

Të fundit