Flash News

KRYESORE

Ditë takimesh për Berishën, pas Fevziut sot i shkon në zyrë ambasadori Lu

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij ditën e sotme ambasadorin amerikan Donald Lu. Mësohet se mes Berishës dhe Lu-së është biseduar rreth një sërë çështjesh me interes të dyanshëm.

Mirëpo, veç Lu-së, ditën e djeshme në zyrën e tij i ka shkuar dhe gazetari Blendi Fevziu. Ka qenë pikërisht Erla Mëhilli, këshilltarja e ish-kryeministrit, ajo e cila ka publikuar një foto në Instastory gjatë takimit.

Nuk dihet se për çfarë është diskutuar mes tyre, por kujtojmë që pas dorëheqjes së Berishës nga kreu i PD-së, ish-kryeministri nuk është shfaqur më në studion e Opinion. 

Të fundit