Flash News

KRYESORE

Ditë vendimtare për Kumbullën, zbulohet plani i Interit

Ditë vendimtare për Kumbullën, zbulohet plani i Interit

E ardhmja e Marash Kumbullës mund të marrë një kthesë të papritur. Mbrojtësi shqiptar do të largohet me shumë mundësi në merkaton e verës, ndërsa ekipet që e duan janë të shumta.

Interi ka vendosur të dërgojë skautë në ndeshjen e sotme që do të luajë Hellas Verona kundër Udineses. Ata do të vendosin përfundimisht nëse duan të nisin sulmin drejt lojtarit, apo jo.

Konkurrenca për Kumbullën është e madhe, pasi lojtari nuk kërkohet vetëm në klubet kryesore të Serie A, por dhe nga ekipet të tjera të rëndësishme në Europë. 20-vjeçari me shumë mundësi do të ndryshojë skuadër në verë.

 

 

Të fundit