Flash News

KRYESORE

Ditë zie në familjen Trump, ndahet nga jeta vëllai i presidentit të SHBA

Ditë zie në familjen Trump, ndahet nga jeta vëllai i presidentit

Robert Trump, vëllai i vogël i presidentit të SHBA Donald Trump, është ndarë nga jeta në moshën 71- vjeçare.

Mediat amerikane shkruajnë se ende nuk dihet arsyeja e vdekjes se Robert Trump, por mësohet se ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Një ditë më parë presidenti Trump kishte vizituar vëllanë e tij në një spital të Nju Jorkut duke bërë me dije se ai po kalonte një moment të vështirë.

Ndërkaq, nëpërmjet një deklarate, Trump është shprehur se Roberti nuk ishte vetëm vëllai i tij, por shoku i tij më i mirë.

”Unë jam me një zemër të thyer vëllai im i mrekullueshëm, Robert, vdiq paqësisht sonte. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë. Kujtimi i tij do të jetojë në zemrën time përgjithmonë", tha Trump gjatë deklaratës.

Të fundit