Flash News

KRYESORE

Ditëlindja e 3-vjeçares, Sejko-Ramës: Eda lindi në një vend ku vjedhjen e bën ti e ministri yt, dhe burgun babai i saj

Aktivisti Genc Sejko, i cili njihet dhe për memet e tij, ku përcjell realitetin e hidhur me të cilën përballet Shqipëria nga politikanët, ka publikuar në Facebook foton e një vajze 3 -vjeçare të trishtuar.

Eda, është vajza e Dorian Protoduarit, banor i ‘Astirit’ i cili është arrestuar nga policia pasi mbrojti shtëpinë e tij nga shembja.

“Babai i Edeas është në qeli dhe vajza e tij, në vend që të festojë, qan sot në krahët e të jëmës. Edea ka fatin e keq sepse ka lindur në një vend ku vjedhjen e bën ti dhe ministri yt, dhe burgun babai i saj”, shkruan Sejko, teksa ka publikuar foton e 3-vjeçare në ditën e ditëlindjes.

Reagimi i plotë:  

Zoti kryeministër,

Vajza që shikoni në foto quhet Edea. Ajo mbush sot tre vjeç. Edea nuk mban në fytyrë gëzimin e një fëmije që ka sot ditëlindjen. Kjo pasi Edea, është vajza e Dorian Protoduarit; djaloshit të ri që guxoi të mbronte shtëpinë e tij. Babai i Edeas është në qeli dhe vajza e tij, në vend që të festojë, qan sot në krahët e të jëmës. Edea ka fatin e keq sepse ka lindur në një vend ku vjedhjen e bën ti dhe ministri yt, dhe burgun babai i saj. Trishtimi i vajzës së vogël, një ditë do të kthehet në krenari. Një ndjenjë që ti nuk e ke shijuar kurrë e që për fat të keq nuk do ta shijojnë as fëmijët e tu.

Ndërsa Edeas i them që: ‘babi të do shumë dhe se çdo gjë që bën, e bën për të të siguruar me dinjitet një të ardhme më të mirë për ty’. Edhe 100 princeshe e vogël.

*shënim-fytyra i është mbuluar pasi vajza është e mitur 

Të fundit