Flash News

KRYESORE

Ditën e shkarkimit të Xhafajt, ambasadori Soreca: Thelbësore një ministri e Brendshme plotësisht funksionale

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka vlerësuar operacionet e zhvilluara nga policia në muajt e fundit. Në një status në Tëitter, ditën kur parlamenti votoi shkarkimin e Xhafajt, ambasadori thotë se një ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për në rrugën drejt integrimit evropian.

“Muajt e fundit Policia e Shtetit🇦🇱 ka ndërmarrë operacione të rëndësishme #policore kundër krimit të organizuar.Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër #krimittëorganizuar është thelbësore për 🇦🇱 në rrugën e saj drejt 🇪🇺”, shkruan ambasadori.

Të fundit