Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Ditët e Kujtesës”, gjermanët: Vullnet politik për t'u përballur me të shkuarën komuniste
Nën moton “Identiteti dhe Kujtesa” u çel të hënën në “Tirana International Hotel” edicioni i tretë i aktivitetit “Ditët e Kujtesës”. Organizuar nga Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC), në partneritet me fondacionin gjerman Konrad Adenauer (KAS) dhe aktorë të tjerë të fushës së kujtesës, ky aktivitet do të mbajë për 10 ditë me radhë – nga data 22 deri më 31 tetor – vëmendjen e opinionit publik te reflektimi mbi të shkuarën komuniste.
Ambasadorë, zyrtarë të ndryshëm, ekspertë të historisë, ish-të përndjekur dhe nxënës të shkollave të Tiranës ndoqën hapjen e këtij aktiviteti. Vëmendja shkoi te prezantimi i disidentit gjerman Karsten Dümmel, i cili tregoi të dhëna arkivore nga dosje të STASI-t gjermano-lindor dhe mënyrën se si përndiqeshin njerëzit në kohën e komunizmit. Po kështu ekspozita “Monitoro, Terrorizo, Persekuto” i dha të pranishmëve një ide më të qartë të aktivitetit të policisë sekrete të asaj periudhe.
Hapja e “Ditëve të Kujtesës”, u përshëndet nga Drejtoresha e IDMC, Jonila Godole, Drejtori i KAS në Tiranë Walter Glos, Ambasadorja gjermane Susanne Schütz, dhe ish-i përndjekuri Reshat Kripa.
Në fjalën e saj Godole falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme të KAS dhe kujtoi se gjatë këtyre 28 viteve “përpjekjet për drejtësi tranzitore të Shqipërisë janë mbështetur kryesisht nga faktorë të jashtëm”. Ajo përmendi dështimin e klasës politike dhe këmbënguli se të huajt, “pavarësisht vullnetit dhe mundësisë së tyre, nuk mund ta zëvendësojnë rolin e shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë respektiv në fushën e kujtesës”, për këtë Drejtoresha e IDMC theksoi se duhet bërë më shumë sidomos në zgjimin e reflektimit rreth së shkuarës dhe ndërgjegjësimit rreth krimeve të komunizmit.
Drejtori i KAS, Walter Glos përmendi gjithashtu mungesën e vullnetit politik për t’u përballur me të shkuarën komuniste në Shqipëri. Ai theksoi se “trashëgimia komuniste peshon rëndë në këto 28 vite të demokracisë”. Duke përmendur faktin se “mbi 40 vite të historisë së errët të komunizmit nuk gjenden sot të reflektuara në institicione apo në shkolla”. Drejtori i KAS tha se për këtë fakt “e kaluara rrezikohet të kalohet në harresë” prandaj sipas tij është e domosdoshme mbështetja e çdo iniciative që nxit diskutimin dhe reflektimin për të shkuarën.
Ambasadorja gjermane Susanne Schütz, teksa përshëndeti aktivitetin, këmbënguli fort se “vetëm kush e di të shkuarën dhe përballet me të, e ka një të ardhme”. Ambasadorja u shpreh se “në mënyrë që diksutimi për të shkuarën të mbetet i hapur në Shqipëri”, ajo do të vazhdojë ta mbështesë IDMC-ën dhe aktorët e tjerë të fushës së kujtesës në aktivitetin e tyre.
Ish-i përndjekuri Reshat Kripa tregoi një pjesë të historisë së tij të vuajtjeve gjatë sistemit komunist dhe rikujtoi se “në këto 12 vite, pas miratimit të Rezolutës që do të dënonte krimet e komunizmit nuk është bërë asgjë”. Ai tha: “Të gjithë thërrasim “jemi të pafajshëm!”, por atëherë kush paska qenë fajtor për vuajtjet tona (të të përndjekurve), mos vallë ishim vetë ne fajtorë për ato që na ndodhën?!”
Disidenti gjerman Karsten Dümmel teksa prezantoi mekanizmin e përndjekjes së STASI-t, thjeshtëzoi për të pranishmit me një shembull të qartë punën e hapjes së dosjeve të ish-Republikës Demokratike të Gjermanisë. Ai tha se “kur je i vogël ke frikë nga errësira e qilarit poshtë dhe i qëndron larg, askush nuk shkon të shohë se çfarë po ndodh, pikërisht këtë pjesë bëjmë ne në Gjermani apo Rumani, shkojmë poshtë në qilar dhe ndriçojmë ato pjesë nga ku vjen kjo frikë në kuptimin e së shkuarës komuniste dhe të përndjekësve të saj”. Për ta bërë edhe më konkret prezantimin e tij, historiani, anëtar i Autoriteti për Informimin mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) Marenglen Kasmi, tregoi shkurtimisht historikun e STASI-t dhe i ftoi më tej të pranishmit për të parë ekspozitën “Monitoro, Terrorizo, Persekuto”. Ekspozita përmbante të dhëna mbi aktivitetin e agjencisë sekrete të Gjermanisë Lindore bazuar në pesë tema kryesore: të rinjtë, udhëtimi, kultura, kisha dhe sporti, duke treguar se si STASI monitoronte dhe kontrollonte jetën e përditshme të popullit.
Kjo ishte vetëm dita e parë e “Ditëve të Kujtesës”. Në ditët në vazhdim do të ketë organizime si për shembull "Letërsia si vend kujtese”, po ashtu do të prezantohen libra që kanë fokusin te reflektimi mbi të shkuarën sikurse edhe do të zhvillohet edhe edicioni i radhës i konkursit mjaft të njohur “Pyet Gjyshërit 3”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38