Flash News

KRYESORE

Ditmir Bushati: Anëtarësimi i Ballkanit në BE, ende shumë i largët

Ditmir Bushati: Anëtarësimi i Ballkanit në BE, ende shumë i

Biznes të papërfunduar e konsideron Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, përpjekjen e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Në reagimin për 15 vjetorin e zgjerimit të BE-së me 10 shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore, Bushati theksoi se anëtarësimi i shteteve ballkanike duket se është ende shumë larg.

“Sot shënohet 15 vjetori i ‘Bing Bang’, zgjerimi i BE me 10 shtete të CEE. Një arritje historike pas Luftës së Ftotë. 15 vite më pas, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE duket mjaft i largët, duke mos tejkaluar ende boshllëqet ekonomike dhe sociale. Biznes i pa përfunduar”, shkruan Bushati.

Pasi Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka dështuar dy herë në hapjen e negociatave me BE-në, Gjermania ka vendosur të shtyjë për në shtator përgjigjen për herë të tretë për Shqipërinë, duke kërkuar më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës.

Të fundit