Flash News

KRYESORE

Ditmir Bushati ministri i Jashtëm më jetëgjatë i tranzicionit, theu ‘rekordin’ që mbahej nga demokrati

Ditmir Bushati ministri i Jashtëm më jetëgjatë i

Pas vitit 1990, Shqipëria ka patur 15 ministra të Jashtëm, ku përfshihen personalite me peshe në diplomacinë shqiptare, ashtu si dhe politikanë që nuk kanë patur asnjë lidhje me postin.

Gent Cakaj është përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të qenë ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë, duke zëvendësuar në këtë detyrë Ditmir Bushatin. Ky i fundit është edhe ministri i Jashtëm më jetëgjatë i Shqipërisë në periudhën e tranzicionit.

Më shumë se pesë vite qëndroi Bushati në krye të diplomacisë shqiptare, duke thyer ‘rekordin’ që deri më tani mbahej nga demokrati Alfred Serreqi. Serreqi drejtoi për katër vite Ministrinë e Jashtme, nga viti 1992 deri më 1996-ën, gjatë kohës kur qeveria drejtohej nga Aleksandër Meksi.

Paskal Milo është një tjetër politikan që ka qëndruar për katër vite në krye të diplomacisë, ndërkohë që ministrat e tjerë kanë drejtuar për periudha dy apo tre vjeçare.

Të fundit