Flash News

KRYESORE

Ditmir Bushati: Ndikimi i Kinës në Ballkan? Shqipëria mirëpret edhe investimet nga Japonia

Ditmir Bushati: Ndikimi i Kinës në Ballkan? Shqipëria

Shqipëria dhe fqinjët e saj mund të bashkohen me Bashkimin Europian brenda një dekade, deklaroi ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për agjencinë prestigjioze të lajmeve, Reuters, duke folur mbi procesin e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor.

I pyetur për shkallën e ndikimit të Rusisë, Turqisë apo Kinës në rajon, Bushati thotë se “Ballkani Perëndimor shihet si një fushë shahu gjeostrategjike”.

”Shqipëria i mirëpret investimet nga vendet e tjera, përfshirë Japoninë”, tha ai.

”Nuk ka alternativë tjetër veçse ajo e anëtarësimit në BE”, theksoi Bushati.

Ministri Bushati e ka bërë këtë intervistë gjatë punimeve të konferencës së Sigurisë së Mynihut.

Të fundit