Flash News

KRYESORE

Ditmir Bushati reagon një ditë më vonë për ngjarjen në Bularat: Situatat janë përtej kontrollit njerëzor

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar ditën e sotme për ngjarjen e ndodhur dje gjatë varrimit të Kostandinos Kacifas në Bularat.

Me anë të një statusi në Twitter, ministri Bushati duke cituar një shprehje të ish-kryeministrit britanik Benjamin Disraeli, shpjegon dhe qëndrimin e autoriteteve shqiptare ndaj zhvillimeve të ditëve të djeshme në Bularat.

Ai shkruan: “situatat janë përtej kontrollit njerëzor, por sjellja është pjesë e fuqisë tonë. Ne politikanët gjykohemi vetëm nga veprimet tona për të nxitur ose urtësuar situatat”.

Kujtojmë që dje në Bularat u zhvillua ceremonia e varrimit të Konstandinos Kacifas, ku pati provokime dhe thirrje të shumta antishqiptare.

Dy ministrat Edi Rama dhe Aleksis Cipras e kanë dënuar këtë sjellje duke kërkuar qetësi, si dhe kanë theksuar se kjo situatë nuk prek marrëdhëniet mes shteteve.

 

Të fundit