Flash News

KRYESORE

DJ 39-vjeçar humb jetën nga coronavirusi, familja e tij ka një mesazh: Askush nuk është imun

Nicole Buchanan nuk u lejua as t’i thoshte lamtumirë burrit të saj.

Tre javë më parë, Conrad Buchanan ishte një DJ i shëndetshëm nga Florida.

Por, më 14 mars, 39-vjeçari filloi të ndjehej keq dhe të shfaqte probleme shëndetësore.Gruaja e tij Nicole u përpoq ta bindte të testohej coronavirus, por u refuzua.

“Ata nuk donin ta testonin për shkak të moshës së tij dhe sepse nuk vuante nga sëmundje të tjera", thotë Nicole.

Deri në 22 Mars, gjendja e Conrad u përkeqësua aq keq, sa Nicole e çoi atë në spital. Babai i ri u intubua menjëherë.

Që atëherë, ajo nuk e pa më burrin e saj.

Vdekja e Conrad Buchanan ilustron realitetin e ashpër të Covid-19: Askush nuk është imun nga kjo sëmundje, dhe madje edhe njerëz të rinj, të shëndetshëm mund të vdesin prej saj.

"Unë kam nevojë që të gjithë ta dinë që kjo është serioze. Njerëzit mendojnë se thjesht do të preken njerëzit me probleme shëndetësore, njerëzit e moshuar. Por jo," tha e veja e tij duke qarë.

"Dhe të shohësh atë që duhej të kalonte burri im ishte e tmerrshme. Dhe tani jeta jonë është shndërruar në këtë makth të tmerrshëm."

Edhe Nicole është pozitive për coronavirusin. Ajo tha se simptomat e saj nuk janë të rënda, por ajo ka humbur shqisat e saj të shijes dhe erës.

Vajza e çiftit, Skye, është në pritje të rezultateve të testit. Ajo tha se humbja e babait të saj është katastrofike.

"Ai më çonte në shkollë, çoi në balet. Ai ishte gjithçka ime", thotë Skye .

Nicole Buchanan shton se të gjithë të qëndrojnë në shtëpi dhe të marrin masa paraprake, kështu që askush tjetër nuk duhet të vuajë atë që familja e saj ka duruar.

"Ju djema duhet ta merrni seriozisht këtë", tha ajo. "Sistemet tona spitalore nuk janë të gatshme. Vetëm qëndroni në shtëpi." CNN

Të fundit