Flash News

KRYESORE

DJ e famshme amerikane aksidentohet në Shqipëri, ndërron jetë një person

Eris Drew, DJ e famshme amerikane është përfshirë në një aksident këtë fundjavë në Shqipëri.

Aksidenti ndodhi pas një koncerti, disa kilometra larg nga aeroporti. Ishte një makinë tjetër që humbi kontrollin duke u përplasur me makinën ku ndodhej DJ.

Në një koment në Facebook-un e saj, Drew e përshkruante ngjarjen si frikën më të madhe që kishte përjetuar ndonjëherë. Ajo e cilësonte veten me fat që i shpëtoi kësaj ngjarje të rëndë me pak dëmtime.

Pas largimit nga Shqipëria, DJ mori trajtim mjekësor në Oslo, qytet ku kishte rezervimin e radhës për të performuar.

Të fundit