Flash News

KRYESORE

“Djali është shqiptar dhe do ta kthejmë”/ Zbardhen mesazhet e ambasadorit shqiptar në Turqi me gazetarin e ‘Le Iene’ për Alvinin

Në emisionin Tempora në RTV Ora janë bërë publike mesazhet e ambasadorit shqiptar në Turqi Gent Gazheli me gazetarin e “Le Iene”, Taulant Koplikaj për çështjen e Alvin Berishës, fëmijës shqiptar që ndodhet në kampin sirian.

Siç shihet edhe nga mesazhet ambasadori Gazheli ka qenë i angazhuar për kthimin e Alvininit, gjë që nuk është realizuar.

Bisedat e ambasadorit Gazheli dhe gazetarit

Ambasadori Gazheli: Kam kërkuar të vijnë në Erbil. Nëse do të ketë mirëkuptim për fëmijën për ta dorëzuar. Do shkoj vetë në Erbil.

Ambasadori Gazheli: Gjithë të mirat. Do bëjmë të pamundurën të sjellim djalin prapë të atit. Mund të kem nr e pikës së kontaktit që keni në kamp? Nr mob?

Zona ku jeni paraqet rrezikshmëri të lartë. Keni patur komunikim sëfundmi për fëmijën?

Gazetari Taulant Koplikaj: Jo. Në drekë e kemi lënë në kamp.

Ambasadori Gazheli: Po e ndjek me prioritet maksimal. Djali është shqiptar dhe do ta kthejmë.

Propozini Erbilin. Dhe vij unë dhe në Erbil.

Gazetari Taulant Koplikaj: Ok. Ja sa thirra këtë djalin e po të shkruaj pas pak.

Ambasadori Gazheli: Ok. Po ju pres.

Të fundit