All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Djali i deputetit të PS ka përdhunuar një vajzë”, reagon policia: Çështja është në hetim, nuk japim më shumë detaje

“Djali i deputetit të PS ka përdhunuar një
All - Paragraf - 1

Drejtoria e Policisë së Durrësit ka reaguar pas denoncimit publik që bëri ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pohoi se djali i deputetit të Partisë Socialistë në Krujë, Rrahman Rraja ka përdhunuar një vajzë të re.

All - Paragraf - 3

Në njoftim thuhet nuk hidhet poshë denoncimi i Berishës, por thuhet se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë janë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr, i cili kërcënonte shtetasen me iniciale Xh. M.

“Më datë 21.07.2018 shtetasja Xh.M. 25 vjeçe, banuese në Krujë ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë”.

Sqarimi i policisë:

Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social nga ana e Z. Berisha duke pretenduar se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur një ngjarje sqarojmë se:

Më datë 21.07.2018 shtetasja Xh.M. 25 vjeçe, banuese në Krujë ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë.

Në vijim i është marrë deklarim nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Krujë shtetases së mësipërme dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr.

Për shkak se çështja është në hetim nuk japim më shumë detaje. SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante.

Ngjarja e mësipërme nuk është fshehur nga ana e policisë Krujë, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018).

Të fundit