Flash News

KRYESORE

Djali i deputetit të PS për herë të parë në bankat e shkollës: Uroj që një ditë të punojë si gjykatës ose në Kuvend

Ditën e sotme është ulur për herë të parë në bankën e shkollës djali i deputetit të PS, Ervin Bushati.

Ndërsa pozon me të birin para derës së shkollës, deputeti i bën edhe një dedikim të birit, ku i uron atij që me dijen që do marrë në këtë institucion ta shohë një ditë duke punuar në gjykatë, në shëndetësi apo edhe në Kuvend si deputet.

“Sot Drejt të Ardhmes ...

Neve, Prindërve na takon që të orientojnë fëmijët në rrugën e dijes, edukatës & qytetarisë.

Në ditën e parë të shkollës për tim bir Matias, dhe njëkohësisht në ditën e parë ë Sesionit të ri Parlamentar, UROJ për të dhe gjithë fëmijët tanë që ulen në bankat e shkollës🧒🏽: Të mësojnë sa më shumë dhe një ditë të lumtur të punojnë në Gjykata, Arsim, Shëndetësi .... apo dhe në Kuvendin e Shqipërisë!!!

Ne sot e dimë ç’jemi, por duhet të imagjinojmë se si do të bëhemi me fuqinë e dijes”, shkruan deputeti.

Të fundit