Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Djali i Edi Ramës tregon çfarë e irriton më shumë në Shqipëri; paralajmëron edhe me shprehjen e të atit: S’keni parë gjë akoma
Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, ishte i ftuar në emisionin ‘7 pa 5’ në Vizion Plus ku foli në lidhje me ekspozitën e çelur në Universitetin e Arteve.
Gjatë intervistës ai ka treguar se trafiku është gjëja që urren më shumë në Shqipëri ndërsa ka folur edhe për raportet me të atin por edhe me Zahon.
“Mami është njeriu që dua më shumë në jetë!”, është shprehur Greg Rama teksa i pyetur nëse ka menduar për ekspozitën e radhës është përgjigjur me shprehjen e përdorur nga Edi Rama, ‘s’keni parë gjë akoma’.
Intervista
Sot kemi një personazh shumë të veçantë. Ai është një djalë i ri, i talentuar, 28 vjeç dhe vjen në galerinë FAB, e cila çel këtë vit sezoni e ri me një ambient të rikonstruktuar, me ekspozitën e tij të parë personale “Fidem”. Geni i të bukurës ka dominuar shumë fort te ai. Por shumë njihet si djali i kryeministrit Edi Rama. Por ne sot në 7pa5 e kemi për atë ç’ka është profesioni dhe pasioni i tij më i madh. Me ne do të jetë Greg Rama. Greg, përshëndetje urime dhe suksese! Një instalacion vërtet interesant! Sa kohë t’u desh që të punoje për këtë instalacion?
Ishte një punë që nuk e prisja të zgjaste kaq shumë. Ka zgjatur le të themi diku tek 4 muaj. Është bërë një punë intensive dhe të them të drejtën, jam me fat që përzgjodha Vladimir Myrtezajn si kurator. Dhe jam me fat që ai e pranoi ta kuronte këtë vepër.
–Një ish-pedagogun tënd?
Po, por jo vetëm, pasi Vladi ka një miqësi me babin tim, pastaj u miqësuam edhe bashkë. Bashkëpunimi ishte shumë pozitiv. Baza e kësaj vepre është besimi. Unë pata besim tek ai, dhe ai tek unë dhe besoj se ja kemi dal.
-Sa beson Gregu?
Ku?
– Sa beson tek njerëzit?
Më shumë se ç’duhet.
-Tek Zoti?
Plotësisht!
-Ku beson më shumë?
Besoj tek vetja ime.
-Sa ndikon gjendja shpirtërore në artin tënd?
Ndikon plotësisht. Në çdo detaj, në çdo moment.
–Është një formë e shprehjes për të pasqyraur atë gjendjen shpirtërore që të krijon diçka?
Patjetër që po! “Një portret i pikturuar me ndjenjë nuk është potreti i atij që pozon, por atij që pikturon”, ka thënë Oscar Wilde.
-Kjo është ekspozita e parë e jotja personale, por në fakt dhe para katër viteve në Berat keni marrë pjesë në një tjetër ekspozitë.
Ka qenë një ekzpozitë e përbashkët.
A dëshiron të ndryshosh diçka nga ajo që ke bërë?
Nëse do t’i rikthehesha sërish kësaj, nuk do të ndryshoja.
-Këto janë punët e tua që publiku i ka parë, por kam përshtypjen që ka shumë punë të tjera që ti i ke mbajtur për vete, apo për një rreth të ngushtë. Kur u rikthehesh atyre në një moment të caktuar, mendon se mund t’u rikthehesh sërisht pasi ti tani mendon ndryshe, ndoshta më ftohtë pasi kalojnë disa kohë?
Ne nuk notojmë dy herë në të njëjtin ujë apo në të njëjtën rrymë. Kështu që në momentin që krijohet diçka: qoftë një shkrim, një fotografi, një film, vizatim apo çfarëdo. Ne jemi deri diku të vetëdijshëm dhe nëse do t’i rikthehesha më vonë, do ishte sikur të bëje me hile.
-Shqipëria e 2018 për një të ri 28 -vjeçar, si të duket?
Është pak komplekse.
–Çfarë të irriton më shumë në Shqipërinë e 2018?
Trafiku. E vetmja gjë për të cilën nuk më merr malli.
-Çfarë të gëzon më shumë në Shqipërinë e 2018?
Më pëlqen natyra e Shqipërisë, kemi natyrë të jashtëzakobnshme, mendoj se jemi me shumë fat që e kemi këtë natyrë.
-Këto shigjeta që për fatin e mirë nuk më kapin, janë për në lule të ballit apo për prapa shpine?
I janë drejtuar armikut. Hahahaha.
-Në ekspozitën tënde Edi Rama nuk ishte, ndoshta edhe për shkak të angazhimeve politike. Je konsultuar me të?
Ftesa e parë që kam çuar ka qenë babit.
-Ishte ftesë me zarf apo me gojë?
Ishte një ftesë në “WhatsApp”. Nuk e çova me zarf sepse e kisha me padurim që ta çoja me zarf. Ai nuk erdhi se kishte një angazhim politik, por siç e thamë dhe më sipër unë besoj se ai do vijë.
-Ekspozita e parë personale do doje që të ishte?
Do ishte akoma më mirë që të ishte. Por si ta them “me qetësi dhe dashuri”…
-A je konsultuar me të gjatë ndërtimit të ekspozitës?
Jo fare!
-Kjo është marrëdhënia që ke me të, ti e tregon diçka pasi e ke krijuar apo konsultohesh me të gjatë kohës që krijon diçka?
Në këtë rast unë nuk u konsultova sepse kisha një dëshirë për t’ia bërë surprizë. Jo vetëm atij, por kujtdo, dhe duke thënë që besimi nuk më mungon e mora përsipër këtë risk dhe nuk u konsultova me asnjë njeri.
-Si i keni marrëdhëniet?
Marrëdhëniet i kemi shumë, shumë mirë.
-E urren politikën se e ka marrë nga koha jote?
Nuk kam asnjë urrejtje as ndaj politikës, as ndaj atyre që merren me politikë. Sigurisht që është një profesion i vështirë që kërkon shumë sakrificë. Unë nuk merrem me politikë, por me aq sa kam kuptuar kërkon një angazhim të pandërprerë. Duhet të jesh gjithmonë i fokusuar dhe nuk është e lehtë.
-E di që është retorike kjo pyetje, por sa ka ndikuar politika jo në jetën tënde, por në artin tënd?
Unë frymëzohem krejtësisht nga peripecitë e të përditshmes dhe sigurisht gjërat janë relative. Dhe sigurisht që jam motivuar dhe nga politika ashtu dhe nga shumë gjëra të tjera.
–Unë e nisa prezantimin duke thënë se geni yt i artit është shumë i fortë. Dhe fakti që je djali i Edi Ramës dhe që dhe gjyshi yt është marrë me art. Sa ka ndikuar? Duhet të jesh në të njëjtën linjë?
Unë jam shumë krenar për prindin dhe për gjyshin. Dhe unë në fakt do të doja që të gjithë vizitorët të më mirëkuptonin tek pjesa që ta shikonin veprën të pavarur nga unë dhe jo të ndikuar nga emri dhe mbiemri im. Sepse kjo tashmë është e pavarur nga unë.
-Atë se çfarë artisti ka dashur të transmetojë përmes kësaj vepre, jo emrin e artistit që ju thatë.
Kjo do ishte ideale. Sepse kur shikojmë një punë që nuk është shumë e mirë; ose më saktë dhe jo shumë të mirë; do të themi: më pëlqen kjo, por jo duhet të ishte dhe më mirë. Dhe pastaj lexojmë që ok kjo është vepra e Pikasos le të themi. Dhe hop tërhiqen, Dhe këtë dua të evitoj në këtë rast. Dua që publiku të distancohet nga emri dhe mbiemri im.
–Të vjen keq që ti ke punuar gjatë, është arti yt, është mund yt. Të vjen keq që themi Gregu djali i kryeminsitrit. Ndikohemi nga pjesa pas?
A më vjen keq? Jo, jo. Për mua do të jetë një arritje, do të jetë një sukses më vete, kur të vijë ajo ditë e të thonë: e shikoni atë aty, ai ëshë babi i Gregut!
-Sa mirë. Më pëlqeu shumë kjo.
Është e vështirë, por jo e pamundur. Unë kam besim.
-Do më tregosh pak për raportin me mamanë tënde?
Mami është njeriu që dua më shumë në jetë!
-Konsultohesh me të?
Sigurisht që konsultohem. Mami është shumë paqësore dhe shumë motivuese. Madje ka qenë ajo që në fillim, kur unë kam qenë i vogël, kur isha fëmijë 2 vjeç, ajo u pati thënë njerëzve që Gregu do të bëhet artist. Ndërkohë që unë u rrita, unë nuk e kisha fare qëllim që të merresha me art me thënë të drejtën. Por pastaj si duket, ndjeva adrenalinën të atillë aq sa nisa të merrem me këtë punë.
-Të ka stimuluar për t’u marrë me artin?
Po më ka stimuluar shumë!
-Do më tregosh dhe pak për marrëdhënien me Zahon?
E kam pikë të dobët! E kam pikë të dobët! Është një fat i madh që ai erdhi në jetë.
-E kam parë herë pas here që shkon në galeri apo muze. Ka ardhur? E ka parë ekspozitën?
S’ka ardhur akoma pasi ishte bashkë me babin në Amerikë. Kur te vijë, do ta marr me vete, do t’i mbyll dyert edhe dua që ai ta shikojë këtë ekspozitë vetëm për vete.
Është i interesuar mbi jetën tënde se çfarë bën? Është kjo marrëdhënia intime mes vëllezërve pavarsisht se diferenca në moshë është e konsiderueshme?
Sigurisht. Ai është një djalë shumë inteligjent. Madje çdo ditë që kalon ai duket se bëhet më inteligjent. Është shumë i vëmendshëm, i dashur, shumë i qetë. Tani nuk dua të ndikohem nga marrëdhënia ime apo dashuria ime për atë, por mua më duket një nga djemtë më inteligjent për moshën që ka. Mbase edhe ngaqë e dua shumë.
-Do na tregosh pak edhe për jetën tënde tani? Si është përditshmëria jote?
Përpiqem që të mos përsëris dy herë të njëjtën ditë.
-Ja del?
Herë ja dal, herë nuk ja dal dot. Kalon bukur, me shoqërinë…
-Ke shumë shoqëri?
Shoqërinë e kam të ndryshme. I kam të gjithë. I kam të shpërndarë.
-Cilat janë pasionet e tua? Të lexosh, të dëgjosh muzikë, të eksplorosh Shqipërinë…
Më pëlqen shumë të udhëtoj dhe të eksploroj Shqipërinë.
-E njeh Shqipërinë?
Këtë doja të thoja…Nuk mendoj se e njoh të gjithën, prandaj dua ta eksploroj dhe pak më shumë.
-A do hapet ekspozita jashtë?
Shiko, unë këtë ekzpozitë përzgjodha ta bëja pranë Universitetit të Arteve ku unë jam rritur, jam formuar. Por e mendova si pikënisje se këtu duhet të fillonte. Dhe pastaj ky është një process që nuk i dihet. Mund të bëj ekspozitë tjetër po këtu, po sigurisht që mund edhe të ekspozohej edhe jashtë Shqipërisë.
-Herë pas here shkruan. Ne kemi parë shumë pak në media ose në rrjetet e tua sociale. I hedh impresionet e tua në letër?
Po.
-Ke shumë kujtime?
Po.
-Mund të kemi një libër shënimesh?
Së shpejti. E kam menduar një gjë të tillë. Një përmbledhje të të gjitha shkrimeve. Se disa janë më të menduara, më strukturuara e disa më spontane. Por që kam akoma kohë si të thuash me këtë përballje me publikun.
-Ke menduar për një ekspozitë të radhës? Është në planet e tua?
Patjetër! S’keni parë gjë akoma.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38