Flash News

KRYESORE

Djali i Hashim Thaçit fyen publikisht Albin Kurtin: Mezi pres të martohem me vajzën tënde

Ndonëse është ende adoleshent, Endriti, djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është bërë pjesë e debatit politik në Kosovë. Ai ka fyer publikisht kreun e Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti, pas deklaratave të këtij të fundit që pohoi se ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Aleksandër Vuçiç.

Endriti, ka shkruar në ‘Instagram’, se e falenderon Albin Kurtin për këtë ofertë, por ai do ta presë vajzën e Kurtit për martesë deri sa të rritet, ndersa shton se vajza e Albinit duhet që çështje primare ta ketë identitetin kombëtar.

“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem… Ajo duhet ta ketë çështjen primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez… e gjetiu. E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptojë gjuhën e familjes tuaj Kurtoviqi nga Vlladimiri”, ka shkruar ai.

Situata politike në Kosovë ështe tensionuar kohët e fundit, pas qëndrimeve të presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve me Serbinë; tezë që është kundërshtuar nga shumica e politikanëve, analistëve dhe historianëve në shtetin fqinj.

Të fundit