Flash News

KRYESORE

Djali i ish-kryeministrit ironizon Ramën: Këtu lirohen vrasësit dhe për kërpudhën arrestohen 15 qytetarë

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, aktualisht deputet i PD ka ironizuar qëndrimin e Ramës pas dëmtimit të kërpudhës së vendosur pranë godinës së kryeministrisë, ndërsa deri tani policia ka arrestuar 15 persona dhe shoqëruar dhjetëra të tjerë.

“Në vendin që liron vrasësit dhe nderon trafikantët e përdhunuesit, arrestohen 15 qytetarë, për kërpudhën!”, shkruan me nota ironie Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit, duke marrë shkas edhe nga rasti i Dritan Dajtit, ky gjyqtarët lehtësuan dënimin me burgim të përjetshëm dhe pranimin e gjykimit të shkurtuar, falë se cilës përfiton 25 vjet burg (10 prej të cilave të kryera nga 2009-ta).

Si reagoi Rama dje?

“Vepër e Carsten Holler, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite të tij në vendin tonë, pas së cilës artisti i famshëm bashkëkohor është kthyer në një ambasador të Shqipërisë e të shqiptarëve! Ndjesë Carsten, kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë këta”, shkroi Rama dje në rrjetet sociale, pas protestës.

Të fundit