Flash News

KRYESORE

Djali i ish të përndjekurit hap fondacion bamirësie: Sa e sa familje s’kanë një çati për të fjetur

Djali i ish të përndjekurit hap fondacion bamirësie: Sa e sa

Një një grup të rinjsh kanë ndërmarrë së fundmi një nismë për të ndërtuar fondacion bamirësie, i cili ka si synim të ndihmojë të gjitha familjet të cilat nuk mbulojnë dot shpenzimet e tyre të përditshme, ndërsa emri është vendosur tashmë, nisma do të quhet “Check In”.

Lajmin e ka bërë të ditur Indrit Hoxha, djali i aleatit të Bashës, Fatmir Hoxha që u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë. Hoxha është gjithashtu edhe ideatori i këtij organizimi.

“Sa e sa gjysher apo gjyshe ne ngrysje te diellit nuk kane nje çati ku te kalojne jeten”, thotë ai.

Njoftimi i plotë:

Kennedy ka thene : “Mos pyet ç’ka bërë vendi yt për ty, por ti për vendin tënd” Me inisiativen time por dhe me mbeshtetjen e nje grupi miqsh te rinj dhe te reja vendosem te krijojme Fondacionin e Bamiresise “Check In”.

Shqiperia eshte nje vend ku njerzit kane nevoje tu shtrish doren dhe ti ndihmosh dhe kjo gje nuk te varferon.

Çdo dite e nate ne qindra e mijera familje shqiptare pyetja qe behet ne shtepi nuk eshte “Çfare kemi per te ngrene” por a kemi bukë te ushqehemi sonte!!!

Sa qindra e mijera femije nuk kane mundesi te shkollohen te kene bazen materiale per te qene te barabarte me nxenesit e tjere, sa veta vuajne neper spitalet tona ku nje pjese e mire e medikamenteve mungojne dhe familjaret nuk kane mundesi ti blejne per te shpetuar jeten e njeriut te tyre te shtrenjte.

Sa e sa gjysher apo gjyshe ne ngrysje te diellit nuk kane nje çati ku te kalojne jeten.

Keto jane vetem A e asaj cka eshte Shqiperia reale, Behu pjese dhe ti bamiresia nuk te varferon.

Të fundit