Flash News

KRYESORE

Djali i Sokol Olldashit u përcjell një mesazh të rinjve europianë për shqiptarët

Djali i Sokol Olldashit u përcjell një mesazh të rinjve

I biri i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi teksa mori fjalën gjatë takimit me të rinjtë e EDS dhe FRPD, u shpreh se janë pikërisht të rinjtë europianë që duhet të ndryshojnë mënyrën se si mendojnë e flasin për shqiptarët.

“Shqiptarët nuk janë të këqinj janë të mirë, po aq të mirë, në mos më të mirë se europianët”, u shpreh Olldashi.

300 studentët europiane janë në Tiranë për të mbështetur kauzën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme. Ata do të marrin pjesë të shtunën në protestën kombëtare tek kryeministria në orën 18.30.

“Dua të falënderoj në radhë të parë FRPD që ka qënë dhe do jetë gjithmonë i pranishëm. Gjithashtu dua të falënderoj shumë EDS studentët demokratë europianë për vlerësimin e veçantë që i kanë bërë Shqipërisë duke ardhur për herë të parë në Shqipëri. Kjo është një ditë shumë egëzuar për të rinjtë e RDS dhe FRPD qe po vijnë për herë të parë në Shqipëri.

Si anëtarë të EDS, mund të themi se përshtypja e parë pa ardhur në Shqipëri kur vini në Shqipëri nuk është e mirë, këtë e vumë re dje. Duhet të ndryshojmë mënyrën si europianët flasin dhe mendojnë për shqiptarët.

Shqiptarët nuk janë të këqinj janë të mirë, po aq të mirë, në mos më të mirë se europianët”, tha djali i të ndjerit Sokol Olldashi.

 

Të fundit